Dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, gjegjësisht në fshatin Mrasor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:30, ku janë përfshirë dy vetura.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 15:30 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor (sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore)”, thuhet në njoftimin e zyrtarit policor.