Kronikë

Aksident në Podujevë, vdes çiklisti

Biçikleta

Një person ka vdekur të dielën në një aksident trafiku rreth orës 16:20 në fshatin Llugë të Podujevës. Në aksident janë përfshirë një biçikletë dhe një automjet në lëvizje, ku çiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aktualisht autoritetet policore kanë nisur hetim për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.