Kronikë

Aksident në Mitrovicë, humb jetën një person

Aksident - Policia

Një person ka vdekur të dielën në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, pas një aksidenti mes një veture, një kamionete dhe një motoçiklete, rreth orës 16:40.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i ka thënë KOHËS se jetën e ka humbur vozitësi i motoçikletës, e lëndime ka pësuar një person tjetër.

I lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

“Rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku  me pasojë  fataliteti  i shkaktuar në  dalje të  Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq. Në  aksident janë  përfshirë  tri automjete një  veturë , një kamionetë  dhe një  motoçikletë,  ku si pasojë  e lëndimeve të  pësuara në aksident ka humbur jetën  motoçiklisti. Ndërsa  lëndime ka pësuar edhe  një  person tjetër i cili po trajtohet ne Spitalin Rajonal  në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Zahitit.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet.