Kronikë

Aksident në Klinë mes dy veturave, një person i lënduar

Aksident

Foto: Ilustrim

Një person është lënduar në një aksident trafiku të hënën në fshatin Jashanicë të Klinës.

Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se në aksident janë përfshirë dy vetura.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Mjekësore Familjare në Klinë.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në QMF-Klinë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.