Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë KOHËS se në aksidentin që ndodhi në orën 14:30 janë përfshirë dy vetura.
Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, e autoritetet policore po e hetojnë rastin.
“Sot me datë 06.10.2024 , rreth orës 14:30 është aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia është duke hetuar aksidentin”, thuhet në njoftimin policor.