Një aksident ka ndodhur në rrugën nga Fusha e Pajtimit në drejtim të Shtërpcës, derisa dy persona janë lënduar.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për KOHËN se ambulanca është duke shkuar në vendin e ngjarjes.
"Rreth orës 18:20 në aksin rrugor Fusha Pajtimit -Shtërpcë, në fshatin Brod ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete (një kamion dhe një veturë) me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa autoambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes", ka thënë Veseli.
Sipas tij, aktualisht rruga është e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.
"Njëri shirit tani po qarkullon, dy të lënduarit janë duke u dërguar në Spitalin e Ferizajt", ka shtuar Veseli.