Kronikë

Aksident në Bellanicë, dy të lënduar

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore të dielën në një aksident trafiku në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Në aksident janë përfshirë dy vetura rreth orës 15:15, e zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se me rastin po merret Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në njoftimin e Elezajt për KOHËN.