Kronikë

Aksident mes një kamioni e veture në Komoran, një i vdekur

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pas mesnate në Komoran. 

Në aksident janë përfshirë një kamion me një veturë. 

Tre persona janë lënduar. 

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin”, ka thënë Policia.