Mëngjesin e së enjtes disa automjete janë aksidentuar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Policia ka thënë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe tri vetura.
Një person ka mbetur i lënduar.
“Sot rreth ores 09:30 në rrugën Bill Klinton Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një kamion dhe tri veturë. Si pasojë e aksidentit tretman mjeksor ka marrë një person. Me rastin po merren njësiti i trafikut”, njoftoi Policia.