Kronikë

Aksident me 9 të lënduar në Klinë, në mesin e tyre dy fëmijë

Aksident

Foto ilustrim

Nëntë persona janë lënduar në një aksident trafiku të hënën në fshatin Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë dy vetura.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur në orën 18:10, ku dy nga të lënduarit janë fëmijë.

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lënduarit ishin fëmijë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin policor.