Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në udhëkryqin e Lipjanit, që lidh Prishtinën dhe Shtimen.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa janë përfshirë dy vetura. Raportohet për dy të lënduar rëndë.
Sipas burimeve brenda Policisë, një grua që ishte pasagjere në njërën veturë është dërguar në QKUK në gjendje mjaft të rëndë, e po ashtu edhe shoferi i njërës veturë.
Është dashur zjarrfikësit të intervenojnë për t’i prerë veturat e për t’i nxjerrë të lënduarit.
"Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në QKUK. Policia ka përfunduar punën në terren, ndërkohë ekipet e zjarrfikësit dhe kompania po i largon veturat nga vendi i ngjarjes", ka thënë midis të tjerash një burim brenda Policisë.