Xhudisti

Akil Gjakova dorëzohet në Polici

Akil Gjakova

Akil Gjakova (Foto: Policia e Kosovës)

Xhudisti kosovar Akil Gjakova është dorëzuar në Polici të Kosovës të martën në mbrëmje, ka mësuar KOHA.

Gjakova po akuzohet për “dhunë në familje”.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia. Por xhudisti ishte jashtë shtetit, sipas Federatës së Xhudos.

Federata e Xhudos në një reagim më herët ka thënë se beson në pafajësinë e tij.