Kronikë

8 muaj burgim për dhunuesin e 15-vjeçares

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim një person të akuzuar për dhunim të një 15 vjeçareje. Edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënimi për dhunim në rastin kur viktima është e mitur të jetë nga 5 deri në 20 vite burgim, gjyqtarja Florije Zatriqi, ka gjetur rrethana lehtësuese.

Ajo në vendimin e marrë dy muaj më parë kishte arsyetuar dënimin e ulët duke u bazuar në keqardhjen dhe pranimin e fajësisë si dhe në kohën kur ka ndodhur rastin i pandehuri ka qenë 21-vjeçare dhe se tani kanë kaluar 10 vite dhe se ai ka edhe fëmijë.

Dënimin për KOHËN e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Gjykatës në Pejë, Tringa Zhuti, duke thënë se aktgjykimi dhe detaje të tij nuk mund të publikohen në raste kur bëhet fjalë për viktima që janë të mitura.

Ngjarja për të cilën u shqiptua ky dënim, sipas aktakuzës kishte ndodhur në janar të vitit 2012.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shprehur shqetësim për këtë dënim, duke e quajtur vendim absurd.

“Sapo përfundova fjalën në konferencën që i dedikohej viktimave të krimit, u njoftova me lajmin që dhunuesi seksual ndaj vajzës 15 vjeçare qenka dënuar me vetëm 8 muaj e 8 ditë burgim, pa asnjë rrethanë rënduese dhe fatkeqësisht shumë rrethana lehtësuese. Jam shumë e shqetësuar në raport me këto vendime absurde të padrejta dhe që motivojnë dhunuesit dhe që dhunojnë për së dyti herë viktimat!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.