Një 78-vjeçar ka vrarë me bastun një 82-vjeçar në një shtëpi për të moshuarit në Tiranë të enjten.
Autori me inicialet Z.SH. ka goditur disa herë me bastun shokun e dhomës me inicialet V.V.
Për pasojë, viktima nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
78-vjeçari është arrestuar nën akuzën për “vrasje me dashje”.