Në 24 orët e fundit në Prishtinë janë arrestuar shtatë persona për lëndime trupore, të cilët ishin përfshirë në rrahje.
Në një rrahje në orët e hershme të së shtunës në rrugën “Dervish Qollaku” u përfshin disa persona në një rrahje dhe si pasojë ata kanë pësuar lëndime trupore. Pas intervistimit pesë të dyshuar u dërguan në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër që ka pësuar lëndime trupore u dërgua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
“Rr. Dervish Qollaku, Prishtinë / 07.09.2024 – 03:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje dhe si pasojë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse një i dyshuar mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe nuk është arrestuar gjendet në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
E në një rrahje në mbrëmjen e të shtunës në Prishtinë në rrugën “Bajram Bahtiri” u përfshin tre persona.
Njëri nga ta pësoi lëndime të lehta trupore, ndërsa dy të tjerë pas intervistimit u dërguan në mbajtje.