Kronikë

Sulmohet seksualisht një vajzë në Prishtinë

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një vajzë është sulmuar seksualisht të dielën (1 shtator) në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës të martën në raportin 24-orësh.

Sipas njoftimit, rastin në Polici e ka paraqitur prindi i vajzës, derisa sulmuesi është person i panjohur. Kjo është iniciuar si “sulm seksual”.

“Prishtinë 01.08.2024-14:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare, e mitur është sulmuar seksualisht nga një person i pa njohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.