Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi me armë zjarri në Prishtinë të dielën, ku tre prej tyre janë në gjendë të rëndë shëndetësore, ka konfirmuar për KOHËN drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
Ai njoftoi shkurtimisht se të plagosurit aktualisht janë duke u trajtuar.
“Janë pesë të plagosur, po trajtohen. Tre prej tyre në gjendje të rëndë”, ka thënë Syla.
KOHA ka provuar ta konfirmojë rastin, por Policia e Kosovës nuk është përgjigjur deri në momentin e raportimit.
Dita 2: Lajmi i përditësuar:
(22:16) - Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar të dielën mbrëma në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
VIDEO:
KOHA ka mësuar se nga sulmi kanë mbetur disa të plagosur, derisa “Kosovapress” raporton edhe për një të vrarë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta policore dhe të ambulancës.
Policia e Kosovës ende nuk është deklaruar për rastin.
Artikulli do të plotësohet.