Kronikë

43-vjeçari shqiptar vritet nga fqinji në Belgjikë për vendparkim

Vrasja në Belgjikë

Një shqiptar 43-vjeçar është vrarë të dielën e 25 gushtit nga fqinji i tij 61-vjeçar në Machelen të Belgjikës, pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur mes vete.

Siç është raportuar nga “7Sur7” mosmarrëveshja ka nisur për një vend parkimi në rrugën pranë shtëpive të viktimës dhe të dyshuarit, teksa i plagosur ka mbetur edhe kushëriri i viktimës. 

I plagosuri është në gjendje kritike për jetën.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ka kërcënuar me armë edhe bashkëshorten e viktimës dhe djalin e tij 15-vjeçar.

I dyshuari ka tentuar të arratisej, por është ndaluar nga policia belge. Ai pritet të paraqitet në gjykatë të martën.