Një person është dërguar në QKUK nga Shtimja pasi është rrahur nga dy persona.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit e kishin rrahur viktimën në sheshin “Ahmet Shtimja” pas një mosmarrëveshje mes vete.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK- Prishtinë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.