Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për përleshje në Prishtinë, njëri nga ta shtetas serb

Arrestim

FOTO: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar, njëri prej tyre shtetas i Serbisë, nën dyshimin se janë përleshur mes vete të dielën në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar të hënën se si pasojë e përleshjes, që të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore. 

Nuk dihet nëse kanë pranuar trajtim mjekësor, teksa nuk janë bërë të ditura as motivet që kanë çuar deri te përleshja. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.