Përditësuar, 13:47 - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një depo është përfshirë nga zjarri në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar dhe se ekipet janë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka njoftuar Ahmeti për KOHËN.
Zjarr në një depo në Fushë-Kosovë
Një depo po digjet në fshatin Miradi të Fushë-Kosovës, ka njoftuar komandanti i brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, Mal Gashi.
Gashi ka thënë se ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.
“Është raportuar për një zjarr në një depo në Miradi. Ekipet janë në vendin e ngjarjes”, tha Gashi për KOHËN.