Kronikë

Gjendet e vdekur një grua në banesën e saj në Lipjan

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Lipjan, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur të martën, e autoritetet njoftuan se në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e saj.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa janë njoftuar njësitet relevante.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e plotë.