Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Vushtrri, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike dhe mashtrim.
Sipas njoftimit, të arrestuarit janë N.M. dhe P.I, derisa aktualisht janë në ndalim 48-orësh.
Për të pandehurit gjatë së martës do të merret vendim për caktimin e masës së paraburgimit.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ nga neni 256 i KPRK dhe ‘Mashtrimi nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.