Përditësuar në 15:50 - Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe një person të dyshuar lidhur me therjen për vdekje të 26-vjeçarit në Prizren.
I arrestuar i dytë dyshohet se nuk i ka ofruar ndihmë viktimës dhe po ashtu nuk e ka lajmëruar rastin.
“Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Prizren me datën 08.07.2024, përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizon dhe arreston të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995), mashkull kosovar shqiptar)” ... I dyshuari, ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Në lidhje me rastin në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e të dyshuarit H.B”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit ai thuhet se është ndaluar për 48 orë.
Të hënën Policia ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar edhe një shtetas turk.
Një shtetas turk arrestohet për rastin e therjes së 26-vjeçarit në Prizren, që vdiq në QKUK
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Turqisë është arrestuar si i dyshuar për rastin e therjes më thikë të 26-vjeçarit nga Prizreni, i cili ka vdekur të dielën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të marra një ditë më herët.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Viktima të shtunën ishte gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “Bazhderhane” në Prizren.
Sipas Policisë ai dyshohet se ishte therur dhe më pas ishte hedhur në rrugë nga një veturë