Kronikë

Një motoçikliste në gjendje të rëndë pasi u aksidentua me dy automjete

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi me motoçikletë është aksidentuar me dy automjete të tjera.

Aksidenti ka ndodhur të premten rreth orës 22:30 në Prishtinë.

Për rastin është arrestuar një prej shoferëve të automjetit.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete me vozitës: dy femra, njëra kosovare, tjetra shtetase e huaj dhe një mashkulli kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj dhe e njëjta me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

LEXO EDHE: