(E përditësuar) - Një 31-vjeçar, recepsionist i një hoteli dyshohet se është vrarë në Dhërmi, raportoi të enjten “TCH”.
E.N., nga Tirana dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga G.Sh., nga Tepelena por banues në Angli.
Policia e shtetit në Shqipëri ka njoftuar se po punohet intensivisht për gjetjen e trupit të viktimës, teksa i dyshuari është arrestuar në Greqi, ku ishte arratisur pas kryerjes së aktit.
Autoritetet e rendit kanë shpallur në kërkim të dyshuarin G.Sh. (bashkëpronar i hotelit ku punonte E.N.) dhe po bashkëpunon me Policinë greke për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij, pasi nga hetimet e deritanishme, pamjet filmike të sekuestruara dhe dëshmitë e marra, dyshohet se shtetasi G. Sh. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit E. N.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit.