Xhudisti

Akil Gjakova pritet të dorëzohet sonte në Polici

Akil Gjakova

Xhudisti kosovar Akil Gjakova pritet të dorëzohet në polici të Kosovës, kanë njoftuar nga Federata e Xhudos së Kosovës. Gjakova gjendet ende jashtë Kosovës dhe "po sa të arrijë do të dorëzohet". 

KOHA mëson se Gjakova do të dorëzohet sonte. 

Gjakova po dyshohet për dhunë në familje. 

Policia sot ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim për gjetjen e xhudistit.