Dy fëmijë në Pejë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë goditur nga një veturë.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, fëmijët janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor.
“Sot në orën 14:45 policia ka pranuar një informatë për një aksident mes një veture dhe dy personave (fëmijë). Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor”, tha Rugova.