Kronikë

Shpërthen një granatë në Prishtinë, ka dëme

Një granatë ka shpërthyer të mërkurën në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Dy persona kanë deklaruar në Polici se nga shpërthimi janë dëmtuar pronat e tyre.

Policia nuk i di rrethanat për shpërthimin e granatës.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të PK-së.