Kronikë

30 ditë paraburgim të pandehurit që rrahu bashkëshorten në Gjilan

paraburgim

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit P.C., që dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj bashkëshortes së tij, A.C.

Gjykata njoftoi të martën se nën ndikimin e substancave narkotike, i dyshuari e ka rrahur viktimën dhe i ka bërtitur, duke i shkaktuar trauma, frikë, ankth, pasiguri dhe shqetësim.

Ndaj tij është iniciuar vepra penale “dhunë në familje”.

Gjykata tha se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimin, pasi “po të gjendet në liri mund të përsëritë veprën penale”.