Kronikë

21-vjeçari kosovar ekstradohet në Britani pasi akuzohet për dy vrasje

ilustrim

L. L. , 21-vjeçar nga Kosova, është ekstraduar në Britaninë e Madhe pasi akuzohet për vrasjen e 15-vjeçarit L. R. dhe 23-vjeçarit K. Sh., ka njoftuar policia britanike. 

Të dy viktimat vdiqën më 29 qershor 2023 pasi u goditën me thikë në zonën e rrugës “Elthorne” në Londër.

L. L. po akuzohet edhe për tentativë vrasje pasi edhe një person tjetër u ther gjatë asaj nate.

Për incidentin, katër persona të tjerë janë në paraburgim.

Data e gjykimit është caktuar për 17 mars të vitit 2025.