Kronikë

Arrestohet gruaja që doli kundër vrasjes së Soleimanit

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar Ikballe Berisha-Hudutin, që përmes rrjeteve sociale, ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Koha.net se të martën është kryer bastisja në lokacionin e të dyshuarës dhe se ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë me urdhër të prokurorit nga Prokuroria Speciale.

“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, ka thënë Hoxha, duke mos dhënë detaje të tjera për rastin.

Berisha-Huduti në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ishte shprehur publikisht kundër vrasjes së Soleimanit. Atë e kishte përshkruar si “njeri madhështor”.

SHBA-ja vrau Soleimanin më 3 janar, duke nxitur reagime të ashpra të Iranit që ka kërcënuar se do të hakmerret.

Image