Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjës, duke e lënë të zgjedhurin vendor të plagosur.
‘Panorama’ merr vesh se shpërthimi ka ndodhur në zyrën e kreut të Bashkisë, Fatos Tushe, i cili mësohet se ka mbetur i plagosur.
Për fat, sipas të dhënave të para Tushe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet e para, sipas “News 24” rezulton se autor i këtij sulmi është shoferi i kryebashkiakut, shtetasi Gëzim Saraçi, i cili dyshohet se i ka hedhur një granatë në zyrë.
Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, e cila thuhet se ka lënë edhe një person tjetër të lënduar, sekretaren e bashkisë.