Kronikë

16-vjeçari kapet me revole në Ferizaj

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për një 16-vjeçar që është kapur me armë zjarri në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Njësitet patrulluese e kanë legjitimuar të dyshuarin R.I, e gjatë kontrollit i është gjetur revolja që ka rezultuar jofunksionale.

Ai është shoqëruar në stacionin policor, e pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme, ndërsa arma e mbajtur pa leje është sekuestruar. Pas përfundimit të intervistës, rasti është referuar tek prokurori i shtetit, i cili ka iniciuar procedurën ligjore me dyshimin për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.