Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 17:00, ku dy persona kanë humbur jetën.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin Prishtinës, tha për Koha.net se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Mramor.
“Në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Dy prej tyre kanë vdekur në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërkohë që 4 personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Burime të KTV-së kanë konfirmuar se në aksident është përfshirë edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç.
Bujar Gashi, drejtor i Emergjencës, i ka thënë KTV-së se kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ambasadorja veçse ishte dërguar në emergjencë.
“Ajo veçse është dërguar në emergjencë para se të mbërrinim ne, është dërguar nga Policia ose ndonjë veturë e eskortës”, ka thënë ai.