Kronikë

Ndalohen tre të mitur për zjarrin në Gjykatën në Kaçanik

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka ndaluar për 24 orë tre të mitur lidhur me shkaktimin e zjarrit në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj - Dega në Kaçanik.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi se tre të miturit, kanë kryer veprën penale “Zjarrvënia”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Policia nga hetimet e para pati thënë se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.