Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) që vijnë nga komuniteti serb, me akuzën e kontrabandimit të barnave.
Pas njoftimit, ATK-ja ka thënë se ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.
“Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare. Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.