Kronikë

Pesë të arrestuar për plagosjen në Gjilan

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e një personi në fshatin Gadish të Gjilanit të dielën.

Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë të dyshuar, njëri nga ta i mitur, i cili më pas është liruar.

Siç bëhet e ditur, të njëjtit fillimisht kishin sulmuar viktimën i cili po kryente detyrën e tij si roje pylli, e më pas njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të viktimës.

“Si pasojë viktima është plagosur në këmbë. Në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit të veturës së personave të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE: