Kronikë

Arrestohet kosovari i dyshuar për vrasjen me thikë të një shtatzëne në Itali

Karabinierët italianë kanë arrestuar shtetasin kosovar B.F., 41 vjeç, i cili dyshohet se e goditi shtatë herë me thikë një grua shtatzënë, duke e lënë të vdekur në pragun e shtëpisë së saj, raporton “Today.it”.

B.F. u arrestua të martën vonë.

Sipas asaj që u raportua, 26-vjeçarja u gjet e gjakosur dhe pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj të martën.

Vrasësi i dyshuar ishte klient i supermarketit ku punonte gruaja. Gruaja që mbeti viktimë e kishte raportuar për ndjekje në të kaluar kosovarin.

Burri i viktimës ka dhënë intervistë në polici, por ende nuk dihet shkaku që ka çuar në këtë vrasje makabër.