Policia e Kosovës ka njoftuar se derisa ka qenë në trajtim mjekësor ka vdekur burri i cili ishte sulmuar fizikisht nga një burrë tjetër të premten e javës së kaluar në Shtërpcë.
Sipas raportit të policisë, ai ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë gjatë sulmit. Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekje.
Viktima ishte në spitalin e Graçanicës, por u transferua në Nish të Serbisë pas përkeqësimit të gjendjes, sipas Policisë.
I dyshuari për këtë rast thuhet se është arrestuar.
“Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
LEXO EDHE: