Kronikë

Një nga të arrestuarit për grabitjen në Suharekë, pronar i një argjendarie në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar pronarin e një argjendarie në Prishtinë, me inicialet T.B., ka mësuar KOHA të enjten.

I arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit që kryen plaçkitje në një argjendari në Suharekë të mërkurën e kaluar.

Deri tash, janë arrestuar shtatë persona në lidhje me grabitjen në Suharekë javën e kaluar. Njëri prej tyre është liruar në mungesë provash.

Një i dyshuar që mori pjesë në grabitjen në Suharekë u vra sot gjatë operacionit policor në lagjen “Arbëria”.