Trupi gjykues i Gjykatës Themelore, i kryesuar nga Valbona Musliu-Selimaj ka vendosur që në mungesë të provave të akuzuarit K.G dhe K.A. t'i lirojë nga akuza.
Palët e pakënaqura me vendimin, siç është thënë në leximin e aktgjykimit, kanë 15 ditë afat për ankesë pranë Gjykatës së Apelit.
Të hënën e kësaj jave në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca e fjalës përfundimtare për tanimë të liruarit K.G. dhe K.A.. Derisa Prokuroria tha se dëshmi për kryerjen e veprës penale është vlera e ulët për blerjen e një banese me 72 metra katrorë për 10.000 euro, avokatët mbrojtës thanë se kontratat janë të ligjshme.
Sipas aktakuzës, përmes kontratave e padive fiktive, tani të liruarit, ia kanë mundësuar ish-gjyqtarit të Gjykatës Komunale të Klinës të fshehë pasurinë e tij në patundshmëri në Klinë dhe Ulqin.
Ish-gjyqtarin Kolë Puka, Themelorja e Prishtinës e ka dënuar me 10 muaj burgim e 2 mijë euro gjobë në tetor të vitit të kaluar, si dhe ia konfiskoi një shtëpi në Prishtinë.
Prokuroria thotë se e ka vërtetuar që të akuzuarit pastruan paratë e ish-gjyqtarit Puka