Policia e Kosovës ka nisur hetimin për rastin e mbishkrimit “Wagner” në muret e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe të Shtëpisë së Shëndetit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë.
Në raportin policor u tha se për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa ende nuk dihet se kush kreu këtë vepër.
Rasti është iniciuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike”.
KOHA raportoi të dielën mbrëma për rastin. Drejtori i Shkollës “Aziz Sylejmani”, deklaroi se mbishkrimin e kishte parë gjatë ditës.