Kronikë

Ra në kontakt me substanca kimike, burri dërgohet në QKUK për shkak të lëndimeve në fytyrë

Një person ka pësuar lëndime në fytyrë nga substanca kimike në fshatin Komogllavë në Ferizaj të mërkurën.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se ai ishte duke punuar kur aksidentalisht ra në kontakt me substancat.

Ai është dërguar në QKUK për t’u trajtuar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar aksidentalisht ka rënë në kontakt me disa substanca kimike me ç’rast ka pësuar lëndime trupore në pjesën e fytyrës. Viktima është dërguar fillimisht në emergjencën e Ferizajt e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, njoftoi PK-ja.