Kronikë

Plagosen dy policë në Skenderaj

Shirit

Foto: Ilustrim

Dy policë janë plagosur në Skenderaj të shtunën pas mesnates.

Siç bëhet e ditur nga Policia ata janë plagosur në një pikë kontrolli.

“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pikë të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jasht rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksor. 

Bëhet e ditur se derinë këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.

Lidhur me rastin janë duke u ndermarrë veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante.