Kronikë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau gruan në Llaushë të Skenderajt

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., i cili dyshohet se ka vrarë gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q..

"Pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka vdekur gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës", thuhet në njoftim.

I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh.