Kronikë

Dërgohet pa shenja jete një 20-vjeçare në Spitalin e Ferizajt

Një vajzë e moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete pasditen e sotme në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli nuk dihet se cilat kanë qenë rrethanat e vdekjes së saj.

“Pasditen e sotme , rreth orës 15:08 , nga Qendra Emergjente e Spitalit rajonal në Ferizajt, jemi njoftuar se është sjellë një person i gjinisë femërore, e moshës rreth 20-vjeçare. Mjekët, nga kjo qendër kanë konfirmuar vdekjen e sajë. Tani për tani nuk dihet identiteti i saj dhe rrethanat e vdekjes, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po e heton këtë rast”, thuhet në njoftim.

Koha ka mësuar se e njëjta është lënë në spital nga dy persona ende të panjohur.