Një përleshje fizike ka ndodhur para pak çasteve në lagjen “Ulpiana” në kryeqytet.
Në përleshje janë përdorur edhe mjete të mprehta, ku një person ka mbetur i plagosur.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.