Kronikë

Një i vrarë e një i plagosur në Drenas

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në fshatin Gradicë të Drenasit.

Siç njofton Policia e Kosovës, vrasja dhe plagosja me armë zjarri ka ndodhur në një pyll të këtij fshati, të hënën mbrëma.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”, ka njoftuar Policia.

Sipas Policisë, personat e dyshimtë janë identifikuar dhe njësitet policore janë në kërkim të tyre.