Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit D.G, V.K, kanë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërkaq, i pandehuri Rr.S, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
Burimet e “Betimi për Drejtësi”, kanë bërë të ditur se aktakuza e ngritur të mërkurën për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar është ngritur ndaj ish-shefit të Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi dhe ndaj drejtorit të Drejtorisë për Migracion dhe të Huaj në kuadër të Policisë Kufitare, Rrahman Sylejmani, e rasti ka të bëjë me deportimin e gjashtë shtetasve të Turqisë në mars të vitit 2018.
Prokuroria Speciale në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënoj sipas ligjit.
https://www.koha.net/arberi/83967/deportimi-i-gylenisteve-shperfaq-deshtimin-e-shtetit/
https://www.koha.net/arberi/84077/deportimi-qe-cenoi-demokracine-dhe-kushtetutshmerine-ne-kosove/
https://www.koha.net/arberi/91197/familjet-e-shtetasve-turq-te-deportuar-kane-paditur-qeverine/